Futboll Premier League Sport

KA SHËNUAR MBI 300 GOLA/ Lloris zbulon sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë probleme

Portieri i Francës dhe Tottenham, Hugo Lloris, ka luajtur kundër shumë sulmuesve të nivelit të lartë gjatë karrierës së tij. Por kush ka qenë sulmuesi më i mirë me të cilin është përballur? Kjo është një pyetje që i bëhet gjatë emisionit të Footissime, që shfaqet në RMC Sport 1.

“Raul,” përgjigjet Lloris. “Është e vështirë të zgjedhësh një sulmues pasi jam përballur me shumë. Por një lojtar si Raul, me të jam përballur kur luante te Real Madrid dhe Schalke.

“Ai e sheh pozicionin e portierit, pozicionin e tij dhe godet i bazuar nga këto gjëra.

“Por edhe sulmues si Luis Suarez, Messi, Ronaldo, nuk kam nevojë të flas për të pasi ata njihen tashmë. Ishte edhe Pauleta kur luaja te PSG.”

Related posts

FITORJA HISTORIKE/ Asllani më i miri në fushë, njihuni me notat e Kombëtares pas duelit me Gjeorgjinë

F.autor

ZYRTARE/ Solomon vendos të ardhmen, ish-sulmuesi i Partizanit bashkohet me Lorenc Trashin

Delo.autor

STATISITKA TË FRIKSHME/ Një Milan për rekord, asnjëherë kaq mirë që në epokën e…

Delo.autor

Leave a Comment