Futboll Sport

MODRIÇ NUK HEQ DORË/ Kroati kërkon të bashkohet me Interin në janar

Luka Modric ende dëshiron t’i bashkohet Interit, kësaj radhe në janar, gjashtë muaj pasi iu mohua kalimi në Serie A nga skuadra e tij Real Madridi.

Tani, sipas Sport Mediaset, Interi duket se do të përpiqet përsëri ta transferoj mesfushorin kroat gjatë afatit kalimtar dimëror, përcjell Express.

Ylli i Kroacisë është i interesuar t’i rihapë bisedimet në fillim të afatit kalimtar të janarit, pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, refuzoi ta shiste në verë.

Thuhet se Modric është i intriguar nga mundësia për ta sfiduar Cristiano Ronaldon e Juventusit, nëse ndodh që t’i bashkohet zikaltërve.

 

Related posts

Formacionet zyrtare, Austri – Gjermani

Sadik.Autor

Mourinho e ka fiksim/ Manchester United ofron 50 milionë euro për mbrojtësin italian të Milanit

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Zidane kundër Klopp, vetëm njëri mund të shkruajë historinë në Kiev

Sadik.Autor

Leave a Comment