Futboll Seria A Sport

Nuk ka më “Efekt Domino” në ekonomi, është koha për “Efekt Ronaldo”

“Juventus” si markë po shikon një rritje historike të vlerës së saj që nga momenti kur ka firmosur Ronaldo.

Ndërkohë që markat e tjera të seria A kanë pesuar një rënie, aksionet e Juventusit janë rritur me 62% gjatë muajit të fundit. E ndërsa FTSE MIB (Indeksi i aksioneve të brandeve kryesore në tregun italian) ka pasur një rënie -6.2% gjatë këtyre javëve, e vetmja markë që jo vetëm nuk është prekur nga kjo rënie e tregut por ka thyer rekordin e saj personal duke ndikuar në bursë, është Juventus.

Specialistët e tregut të aksioneve milaneze tregojnë se është e pamundur të parashikosh sjelljes e tregut të aksioneve dhe të ardhurat nga aksionet e markave, por zonja e vjetër ka parë një rritje të paimagjinueshme në vlerën e markës së saj dhe i vetmi çelës suksesi është Ronaldo.

Kapitali i përgjithshëm i kompanisë ka regjistruar nivele historike, duke kapur shifrën 1.350 milionë euro si maksimumin e vlerës së markës e përkthyer në një rritje vjetore 86%.

E nëse shumë e kanë parë blerjen e Ronaldos si investim të gabuar për shkak të moshës së tij në raport me çmimin e kripur të blerjes, le të shohin shifrat e markës për të zbuluar “talentin” e tij edhe jashtë fushës së blertë.

Related posts

NË KRAHËT E RONALDOS/ Georgina tregon anën e saj më të fortë (FOTO)

Isa.Autor

Luhet java e 33-të, Skënderbeu mund të festojë titullin kampion

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME NË TURQI/ Ndeshja zhvillohet në -7 gradë dhe me sistem ngrohje

Delo.autor

Leave a Comment