Futboll La Liga Sport

KAPITENI I BARCELONËS/ A e ka ndryshuar Leo Messin marrja e shiritit? Flet presidenti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, beson se Lionel Messi është shumë i lumtur në klubin gjigant të La Liga-s, ndërkohë që e lavdëron yllin e tij për ndryshimin, pas marrjes së shiritit të kapitenit. Messi, 31 vjeç, u emërua kapiten i Barcelonës në gusht, pas largimit të Andres Iniesta nga “Camp Nou”.

Bartomeu tha se kishte parë një ndryshim tek argjentinasi ndërkombëtar, duke e përgëzuar sulmuesin për udhëheqjen e tij. “Messi është shumë i lumtur këtu. Ai është i kënaqur dhe i ngazëllyer për vazhdimin e triumfit në Barcelonë, – tha presidenti blaugrana për “Onda Cero”.– Messi ka bërë një ndryshim, ka vendosur të marrë shiritin e kapitenit dhe bashkë me të më shumë përgjegjësi në ekip”.

Messi dhe shokët e tij mund të shkojnë në SHBA për ta luajtur atje ndeshjen e La Liga-s kundër Girona, në fillim të vitit të ardhshëm. Ky vendim është kritikuar, por Bartomeu tha se klubi i tij thjesht po përpiqet të rritet. “La Liga propozoi që të luajmë një ndeshje jashtë vendit dhe kjo më duket një ide e mirë.

Ne kemi detyrimin për ta promovuar ligën tonë. Duhet të afrohemi me tifozët dhe të gjejmë burime të reja të të ardhurave. Duke luajtur një ndeshje jashtë vendit, do të na ndihmonte. Nëse mund të luhet, ne do ta bëjmë atë. Kapitenët e klubeve janë informuar”.

Related posts

UEFA MERR MASA/ Dënon ashpër KOMBËTAREN serbe

Delo.autor

NUK NDODHTE PREJ 30 VITESH/ Milani dhe Juventusi arrijnë statistikën e veçantë të sezonit në Serinë A

Delo.autor

Moderatori i njohur zbulon skuadrën e zemrës: Që i vogël tifoz me PARTIZANIN, por motrën ma mori një…

Isa.Autor

Leave a Comment