Champions League Futboll Sport

LEGJENDA ZIKALTËR: CHAMPIONSI është habitati natyral për një klub si INTERI

Javier Zanetti beson se Champions League është habitati natyral për një klub si Inter. Zikaltrit do të ndeshen me Tottenham mbrëmjen e së martës në një San Siro të mbushur plotë, dhe do të jetë ndeshja e parë që prej sezonit 2011/12.

“Champions League është një kompeticion i jashtëzakonshëm,” shprehet Zanetti për Inter TV.“I gjithë San Siro është në mbështetjen tënde, luan ndaj skuadrave më të mira në Europë, është një habitat natyral për një klub si Inter.

“Mbaj mend ndeshjen e parë në Champions League, ishte në Pisa ndaj Skonto Rigia. “Ne fituam 4-0 dhe që nga ai moment ishte një dashuri pa kushte.” Zanetti arriti ta fitonte kompeticionin më 2010, dhe ai është pyetur se kur e kuptoi se mund ta fitonte.

“Në Kiev, padyshim. Ishim thuajse jashtë fazës së grupeve dhe pastaj arritëm ta përmbysnim rezultatin në sekondat e fundit. Ajo ishte shkëndija.

“Pasi mposhtëm Chelsea-n kuptuam se mund të mposhtim këdo. Pas ndeshjes ndaj Barcelona-s brenda, e dinim se mund të shkonim deri në fund.”

Related posts

“NUK DUHET TA LËMË VETEN NË DËSHIRË”/ Berisha: Pritja e penalltisë së Denisit? I studioj gjithmonë kundërshtarët

Delo.autor

INTER NË ANKTH/ “Demi” Lautaro pritet të humbasë sfidën ndaj Lazios dhe…

Delo.autor

Ilir Daja te Flamurtari, kontratë 2-vjeçare për trajnerin

Sadik.Autor

Leave a Comment