Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për zgjedhjet në këtë institucion si dhe kandidaturën tij për të kërkuar mandatin e pestë në krye të FSHF-së. I ftuar e emisionin “Fair Play” në Neës24, Duka ka treguar edhe kandidaturën e rivalit të tij për këtë post, Bashkim Finos. I pyetur për vonesën e shpalljes së kandidaturës si dhe nëse ka pasur dilema, Armand Duka tha se ka zbatuar statusin dhe rregulloren. Ai tha se kandidimi i Bashkim Finos nuk ishte surprizë.
“Nuk kam pasur dilema për kandidimin, por kam respektuar rregulloren. Sipas statusit, 30 ditë para u shpall gara për kreun e FSHF. Për të mos cenuar rregullat unë i kam respektuar dhe kam pritur edhe reagimin e kolektivit që unë kam punuar. Kandididimi i Bashkim Finos nuk ishte një surprizë, pasi është folur edhe me herët. Nuk kam menduar të tërhiqem nga kandidimi për kreun e FSHF. Në këto vite kemi bërë shumë si FSHF. Ekipi ka punuar mirë dhe ka bërë shumë ndryshime”- tha Duka.
Related posts
Click to comment
