Futboll Sport

KUKËSI-KAMZA/ DURO sfidon të shkuarën, VERILINDORËT prova e radhës

Klodian Duro përballë së shkuarës jo dhe aq të largët. këtë të shtunë Kamza e tij përballet me Kukësin, skuadrën ku Duro nisi karrierën e tij si trajner dhe fitoi madje dhe titullin e parë të rëndësishëm në historinë e klubit verilindor, Kupën e Shqipërisë në sezonin 2015-2016. Rrugët e trajnerit me Kukësin u ndanë menjëherë më pas, e madje jo dhe aq mirë. Palët nuk gjetën akordin për rinovimin e kontratës, dhe nuk munguan madje dhe shigjetat mediatike mes tij dhe presidentit Safet Gjici që në një farë mënyre snoboi kontributin e tij në suksesin e Kukësit.

Pas një pauze dy-vjeçare Duro është rikthyer sërish në stol, te Kamza i besuan drejtimin e skuadrës dhe aventura ka nisur në mënyrën më të mirë, një fitore në Kupë dhe debutim me sukses edhe në kampionat kundër Kastriotit, tani Duro gjen përballë një kundërshtar shumë më të fortë, një skuadër të mirëinvestuar dhe që pretendon titullin kampion, ndoshta armët nuk janë dhe aq të barabarta, por vështirë se para kësaj sfide të mos i ketë shkuar në mend edhe ndarja e hidhur me Kukësin, këtë të dielë do ta ketë sërish përballë , ndoshta dhe me dëshirën për t’i treguar Gjicit se sa vlen, këtë herë si kundërshtar.

Related posts

E BUJSHME/ Kategoria e Parë me 14 skuadra, katër klube rrezikojnë përjashtimin prej mjerimit

Delo.autor

CHAMPIONSI ËSHTË “ZJARR”/ E gjithë vemendja tek super sfida Inter-Liverpool, në fushë zbret dhe Bayern

Delo.autor

Mirësevini në ferr! Finalistët e Champions League janë të paralajmëruar

Sadik.Autor

Leave a Comment