Futboll La Liga Sport

“MISIONI 80 MILIONË EURO”/ Perez në sulm për të “shkatërruar” Barcelonën

Rival jo vetëm në fushë, por edhe në merakto. Florentino Pérez ka gati një operacion spektakolar për merkaton e dimrit, që pritet të jetë një goditje e madhe për Barçën e Leo Messit.

Udhëheqësi i ekipit të Real Madridit tashmë ka përgatitur një ofertë prej 80 milionë euro për të “mundur” rivalin e tij të drejtpërdrejtë, Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës. Mesfushori holandez Frenkie de Jong është synimi i “Los Blancos” në janar dhe e duan me çdo kusht në skuadër. Pérez e di shumë mirë që lojtari i Ajax kërkohet edhe nga Barcelona, pasi e shohin si emrin e duhur për të përforcuar mesfushën e tyre.

Të dy klubet janë të vetëdijshme për cilësitë e lojtarit, ku nga njëra anë, Barça ka në plan që të ndërtojë një treshe të re në mesfushë, e ndërsa nga ana tjetër, Real është “dëshpërimisht” në kërkim të një mesfushori, pasi gjasat janë të mëdha që Luka Modriç të shkojë tek Inter në merkaton e ardhshme.

Numri një i të bardhëve është i vetëdijshëm se operacioni nuk do të jetë i lehtë për një arsye shumë të thjeshtë: Ajax ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barçën. Nisur nga kjo është e pritshme që Josep Maria Bartomeu ta shfrytëzojë këtë për ardhjen në “Camp Nou” të De Jong që ata e konsiderojnë absolutisht jetësore. Megjithatë, Pérez është i sigurt se do të dijë të luajë kartat e tij për të arritur një marrëveshje me 21-vjeçarin.

Related posts

NATË PËR T’U HARRUAR/ Ronaldo dhe Morata mbyten nga vërshëllimat në Madrid

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Lot, lule dhe qirinj. Mijëra fansa nderojnë legjendën e basketbollit (FOTO)

Delo.autor

SKËNDERBEU-VLLAZNIA LUHET ME TIFOZË/ FSHF sqaron publikun: Biletat e ndeshjes mund ti sigurojnë…

Delo.autor

Leave a Comment