Futboll Premier League Sport

NEYMARI I RI/ Man United sfidon Barcelonën për talentin 60 milionësh

Manchester United i është bashkuar Barcelonës dhe Tottenham në garën për të marrë talentin e Ajaxit, Frenkie de Jong. 21-vjeçari kushton 60 milionë euro.

“Djajtë” kanë çuar disa vëzhgues për të ndjekur mesfushorin në paraqitjen e tij me kombëtaren e Holandës kundër Francës në Paris, sipas asaj që bën të ditur “The Sun”.

Pas një vere me shumë marrëveshje të dështuara, United kërkon të marrë një përforcim të rëndësishëm në merkaton e janarit.

Trajneri Jose Mourinho tregoi të gjithë mërzitjen e tij për merkato ngjatë verës, pasi nënvizoi se klubi nuk arriti të marrë lojtarët që ai donte.

Barcelona po monitoron prej kohësh futbollistin, edhe pse ai ka thënë se dëshiron të shkojë në Premier League, duke shtuar shanset e Tottenham.

United mund të përdorë të kartë marrëdhëniet e mira me ish-portierin Edwin Van der Sar, aktualisht drejtues te klubi holandez. Pikërisht këto relata ndihmuan në kthimin e Daley Blind në Amsterdam.

Related posts

“MOURINHO TEK ROMA NUK ËSHTË TRADHTI”/ Ish-Presidenti Moratti: Conte është një profesionist serioz, por…

Delo.autor

FIFA VENDOS PËR SALA/ Ja sa do paguhet për kartonin e ish-lojtarit që humbi jetën tragjikisht

Delo.autor

ARRIN AKORDIN PARA MERKATOS SË VERËS/ Lazio gati kontrata me 1 milionë euro në sezon për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment