Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barça synon dy mesfushorët më të fortë në botë në merkaton e janarit

Merkato është mbyllur, por janari vjen shpejt dhe skuadra e Barcelonës ka bëri që tani planet për përforcimet që do të kryejë në janar edhe pse yjet te skuadra “blaugrana” nuk mungojnë. Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, në shënjestrën e skuadrës së trajnerit Valverde janë dy mesfushorët kampionë bote Adrien Rabiot dhe Paul Pogba. I pari luan me skuadrën e PSG-së, ndërsa i dyti me Manchester United, dy objektiva të vështirë për t’u arritur.

Emri i Pogba si objektiv i Barçës është përfolur për kohësh, madje këtë verë u mendua se transferimi do të ndodhte, por në fund ai qëndroi në Manchester. Por Pogba pëlqehet edhe nga Juventusi, që kërkon ta rikthejë në Torino. Por edhe Rabiot është një objektiv i vështirë për t’u arritur edhe pse Barcelona synon ta bindë duke e paguar 10 milionë euro në sezon.

Kontrata e Rabiot skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndaj transferimi i tij në janar është më i lehtë, pasi rezikon të largohet me parametrin zero në fund të këtij sezoni. Por për mesfushorin është vënë në garë edhe Milani, që kërkon të përfitojë nga ndëhyrja e Leonardo për ta sjellë në Milanello.

Related posts

JUVE kërkon arratinë/  NAPOLI dhe ROMA duan të vazhdojnë ecurinë pozitive

Isa.Autor

FRIKË PAS KËRCËNIMEVE ME VDEKJE/ Levandovski udhëtoi pa gruan dhe vajzat drejt Gjermanisë

F.autor

Manchester City i rekordeve pret Tottenham në “Etihad”

Q.Autor

Leave a Comment