Futboll Premier League Sport

MUND TË LUANTE ME ARSENALIN/ “Topçinjtë” refuzuan ta merrnin pasi ishte “moskokçarës”

Arsenali e lëshoi nga dora mundësinë për ta transferuar Virgil van Dijkin nga Celticu për vetëm 13 milionë euro, ka zbuluar John Collins.

Arsenali ishte në mesin e klubeve që lidheshin ngushtë me mbrojtësin holandez gjatë kohës së tij në Celtic, por kurrë nuk kishte bërë ofertë serioze për të, transmeton Gazeta Express.

Ish-ndihmës trajneri i Celtic Collins pohon se kjo ndodhi sepse “Topçinjtë” e kishin vlerësuar Van Dijkin tepër moskokëçarës.

Van Dijk më pas kaloi te Southamptoni, ku u rrit edhe më shumë dhe tregoi potencialin që ka.

Në fund, holandezi përfundoi në Liverpool, të cilit iu bashkua në janar nga Southampton për një shumë rekord të klubit, 83 milionë euro.

“Shefi i skautëve të Arsenalit [Steve Roëley] mendonte se Van Dijk ishte tepër moskokëçarës”, tha Collins për beIN Sport.

 

Related posts

SULMUESI VRASËS/ Modric: Do të ishte bukur sikur ai të kthehej, nuk është RONALDO

Isa.Autor

E BUJSHME/ Hotel dhe makinë luksoze, në Kosovë zbulojnë kontratën e Klodian Duros

Delo.autor

Guardiola i dashuruar me De Bruyne/ Ai është futbollisti që i bën të gjitha…

Sadik.Autor

Leave a Comment