Futboll Seria A Sport

PO TREGOHET VENDIMTAR/ RONALDO ngazëllehet virtualisht: Të vazhdojmë kështu, pasi…(FOTO)

“Një fitore tjetër e rëndësishme!” Kështu e ka cilësuar Cristiano Ronaldo, suksesin e kampionëve italianë në javën e 5-të të Seria A. Pas ndëshkimit me karton të kuq në sfidën inauguruese të Ligës së Kampionëve, kundër Valencias, në minutën e 29-të të lojës, mesjavën e kaluar, çka u pasua me zhgënjim dhe lotë për yllin portugez, ky i fundit është “bërë i gjallë” me golin e së dielës mbrëma ndaj Frosinones, në fitoren 2-0 të Juventusit.

Më shumë se kaq, ai ka komunikuar me tifozët bardhezinj dhe miliona ndjekësit e vet në rrjetet sociale përmes një statusi. Në Twitter, CR7 ka shprehur të gjithë kënaqësinë për tri pikët e marra në transfertën me Frosinone dhe për golin, i cili në mënyrë efektive i hapi rrugën fitores së vuajtur të Juventusit.

“Të vazhdojmë kështu, djema, të gjithë së bashku”, – është “cicërima” e kampionit portugez, i cili u ngjit në kuotën e tre gola në Seria A, në rrugën e ngjitjes në krye të listës së golashënuesve më të mirë në kampionatin italian, çka është një nga objektivat e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me fanellën bardhezi.

Related posts

HUMBJA NË SHKODËR I KUSHTOI STOLIN PANUCCIT/ Arlind Ajeti: Ja trajneri ideal për Kombëtaren

Delo.autor

NDRYSHIMI TEK “TOPÇINJTË”/ Emery: Wenger? Më është dashur të hap dritaret e Arsenal

Isa.Autor

Saint Etienne befason PSG-në, Cabella shënon gol për vëndasit

Sadik.Autor

Leave a Comment