Futboll La Liga Sport

E FRIKSHME/ PEREZ SULMOHET nga tifozët: Më ngjyrosin VARRIN E GRUAS, ZIDANE na…

Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit, ka mbajtur fjalimin e përhershëm në mbledhjen e aksionerëve, ku nuk mund të mungonte tema “Kristiano Ronaldo”. Miliarderi spanjoll është treguar diplomat duke kërkuar “paqen” me portugezin në distancë, por në të njëjtën kohë edhe ka thumbuar: “Kristiano Ronaldo është pjesë e historisë së këtij klubi, sepse është golashënuesi më i mirë i historisë sonë dhe miti i tij do të trashëgohet brez pas brezi si pasardhësi i denjë i Alfredo Di Stefanos. E falënderojmë për gjithçka ka bërë për Realin dhe Kristiano e di mirë se ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Gjithsesi, tani e në vazhdim nuk do të ketë më kurrë mundësi që të firmosim me futbollistë, të cilët duan të fitojnë para në shpatullat e klubit tonë”. Një tjetër përshëndetje, këtë herë shumë reale, i është kushtuar ish-trajnerit Zinedin Zidan, por në të njëjtën kohë zbulon edhe luftën e vazhdueshme që ka me grupimin ultras “Ultra Sur”: “Kur mbërrita në vitin 2000, e gjeta Realin me 147 milionë euro të ardhura, ndërsa borxhi ishte i jashtëzakonshëm, duke qenë se paguanim më shumë sesa arkëtonim.

Me blerjen e Zidanit rrezikova afro 100 milionë euro, por ndërkohë ishte ai që na shpëtoi dhe na ringriti financat, duke na sjellë 300 milionë fitime (shiti dhjetëra miliona fanella brenda pak kohësh). Përveçse la gjurmë në fushë, Zidan u shndërrua në një mit edhe në pankinë dhe ashtu si Ronaldo, ne i detyrohemi shumë.

Zizu është pjesë e shtëpisë sonë. Më vjen keq vetëm që ka një grup tifozësh që ende më urrejnë, më përndjekin. Nuk ka ditë që nuk më ngjyrosin me bojë shtëpinë, por akoma më keq, varrin e bashkëshortes sime, ndonëse unë do të vazhdoj të punoj për tifozët dhe Realin”.

Related posts

“Hiqni fanellat, kërkoni falje Shkodrës, dhe mos dilni më në qytet”, shpërthen ish-mbrojtësi

Sadik.Autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Pas një asist nga Politano, Chiesa ndëshkon për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Dunga kalon në avantazh gjirokastritët

Delo.autor

Leave a Comment