Futboll Seria A Sport

Alegri duartroket Juven: Ronaldo super, durimi ynë u shpërblye. Bernardeski tani e ka kuptuar…

Juventusi vazhdon me pikë të plota në Serinë A, duke përkulur edhe Frozinonen, ndonëse duke vuajtur më shumë sesa ishte menduar. Masimiliano Alegri gjithsesi duartroket skuadrën e tij për mënyrën sesi e kanë arritur fitoren e radhës në kampionat: “Kishim akumuluar jo pak lodhje, fizike dhe mendore, pas duelit me Valencian, por lojtarët e mi u treguan fantastikë sepse patën durim dhe duke mos nguruar dhe duke vazhduar së krosuari, shtyri drejt sulmit dhe goditur portën, herët apo vonë do të shpërblehesh me gol, – shpjegon trajneri i bardhezinjve.

– Pse hasëm aq shumë vështirësi? Emre Xhan luante shumë pranë mbrojtjes në pjesën e parë dhe nuk i garantonte mbrojtjen e duhur Pjaniçit në mesfushë. Në këtë mënyrë, nuk i lejonim as Kuadrados dhe Sandros që të zgjeroheshin më shumë nga krahët, por u korrigjuam në pjesën e dytë dhe mendoj se me një si Emre Xhan, mund të luajmë edhe me një lojtar më pak në mesfushë. Bernardeski kthehu ndeshjen? Hyri me ritmin e duhur në ndeshje. Mund të luajë edhe si mesfushor i brendshëm? Mund të punojmë edhe mbi këtë rol dhe në këtë mënyrë mund të na ndihmojë që të shfrytëzojmë edhe më mirë sulmuesit tanë.

Mbi të gjitha, jam i lumtur për faktin që më në fund, ‘Berna’ ka kuptuar sesi luhet në një skuadër të madhe, – vazhdon Alegri, i cili në fund ndalet edhe te Dibala dhe Ronaldo. – Paulo? Ka nevojë për të luajtur, sepse cilësitë e tij fizike po përmirësohen, gjithashtu edhe vrapimet. Nëse nuk është në formë has në vështirësi, por kundër Frozinones më pëlqeu sepse na dha shumë teknikë dhe shpërndarje topi. Ronaldo? Ishte gjithmonë prezent në ndeshje, ndryshe një gol të atillë nuk e gjen. Ai provoi nga çdo pozicion, lëvizi shumë në zonë dhe në fund u shpërblye, na shpërbleu të gjithëve me tri pikët e radhës. Napoli të shtunën? Është normale, sepse kështu ka qenë në tri vitet e fundit. Sivjet kanë një armë më shumë që quhet Ançeloti, por ndërkohë duhet të mendojmë për Bolonjën dhe asgjë tjetër”.

Related posts

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Shikoni çfarë bën mbrojtësi Kumbulla në karantinë (VIDEO)

Delo.autor

Rashica i lumtur për debutimin në Bundesliga, falënderon tifozët e Werderit

Q.Autor

ARGJENTINASI MAGJIK/ DYBALA fryn gjoksin: I vetmi që mund të luaj me…

Isa.Autor

Leave a Comment