Futboll La Liga Sport

NDIZET RIVALITETI/ Derbi madrilen dhe mesazhi i fshehtë që do të përcjellë Griezmann

Antoine Griezmann po e pret me shumë dëshirë derbin madrilen. Të dielën e ardhshme, Real Madrid dhe Atlético do të përballen me njëri-tjetrin në derbin e parë të sezonit, një ndeshje për të cilën francezi është duke u përgatitur prej një kohë të gjatë, aq më tepër pas asaj që ka ndodhur me Sergio Ramos pak javë më parë.

Mbrojtësi i “Los Blancos” iu përgjigj pretendimeve të Griezman se është në të njëjtin nivel me Messi-n dhe Ronaldon, duke thënë se “injoranca është e guximshme”. “Injoranca është shumë e guximshme. Kur kam dëgjuar për këtë, më janë kujtuar lojtarë si Totti, Raul, Buffon, Casillas, Maldini, Xavi apo Iniesta, të cilët kanë fituar gjithçka, por nuk kanë shijuar dot “Topin e Artë”, tha më herët 32-vjeçari.

Francezi “heshti”, për t’i dhënë përgjigjen e duhur në fushë, sepse kampioni i botës ka qenë gjithmonë i mirë në “Santiago Bernabéu” dhe vjen në këtë ndeshje pasi ka shënuar kundër Huesca në “Wanda Stadium”. Pavarësisht faktit se fillimi i sezonit nuk ka qenë i mirë për Atletico Madrid, 27-vjeçari është i bindur se do të shndërrohet në rivalin e drejtpërdrejtë të Barcelonës dhe Real Madrid në La Liga.

Një gjë e tillë arrihet duke fituar në “Santiago Bernabeu” ditën e dielë dhe duke e bërë këtë gjë përpara fytyrës së Sergio Ramos…

Related posts

Gjermania shpall lojtarin e viti, “ylli” i Bayern mposhti në garë “gardianin” gjerman të Barcelonës

Q.Autor

DITË E SHËNUAR NË HUNGARI/ Djali i Michael Schumacher fiton garën e parë në karrierë

Delo.autor

“EURO 2020″/ 101 minuta në fushë, UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes Kroaci-Spanjë

Delo.autor

Leave a Comment