Futboll Sport

E PAPRITUR/ Wenger MOHON tërheqjen nga futbolli, por është i pasigurt për të…

Arsene Wenger, ka insistuar se nuk është tërhequr nga futbolli, edhe pse është ende i pasigurt për tu rikthyer në drejtimin e një klubi. Strategu francez u largua nga Arsenali pas një periudhe 22-vjeçare, pas dështimit për tu kualifikuar në Champions League, për të dytin vit radhazi.

Wenger, i cili në tetor mbush 69 vjeç, nuk është duke u nxituar për ekipin e radhës, por gjatë verës është përfolur për të marrë drejtimin e Real Madrid dhe të Paris Saint-Germain. Ai mori pjesë në një ndeshje të organizuar në nderim të babait të Michel Platinit, Aldo, i cili ka ndërruar jetë, si dhe mori pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s që u mbajt në Londër.

“Të jem i sinqertë, për momentin nuk kam menduar për një rikthim, sepse jam duke u marrë me disa aktivitete të mia dhe për momentin nuk kam marrë asnjë vendim”, ka thënë Wenger për L’Est Republicain. “Kështu që nuk jam i shqetësuar për këtë gjë, nuk e kam menduar fare. Por, ju siguroj që nuk jam tërhequr përfundimisht.” Kur u pyet se nëse do të pranonte të merrte ndonjë rol tjetër drejtues brenda ndonjë klubit, francezi u përgjigj duke thënë: “Nuk e di, nuk e di”.

Wenger udhëhoqi Gunners në fitimin e tre Premier League, shtatë FA Cup dhe një finale të Champions League në sezonin 2005-2006.

Related posts

REVOLUCIONI/ Kombinimi i frikshëm tek Spanja, ish-trajneri i Barçës me lojtarë të Realit

Isa.Autor

Ylli i ri heziton t’i bashkohet Realit, arsyeja do t’ju befasojë

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment