Futboll Seria A Sport

FLET GRUAJA E ICARDIT/ Ai gjithmonë ka dëshiruar të luajë dhe të qëndrojë tek ekipi i…

Gruaja e Mauro Icardit e ka konfirmuar se dëshira e burrit të tij ka qenë gjithmonë qëndrimi në Inter.

Kapiteni i Interit momentalisht ka një kontratë me klauzolë prej 110 milionë eurosh, mirëpo klubi është duke punuar për t’ia vazhduar atë, transmeton Gazeta Express.

“Qëndrimi në një klub për kohë të gjatë është një vlerë e shtuar”, tha Wanda Icardi, e cila është edhe agjentja e tij.

“Zgjedhja e tij ka qenë gjithmonë qëndrimi në Inter, dhe fansat e dinë këtë”.

Ajo po ashtu e ka vlerësuar Paulo Dybalan e Juventusit për paraqitjen e tij të mbrëmshme, ku e shënoi golin e parë në këtë stinor.

“Në Argjentinë, Dybala shihet si një kampion. Ai ka luajtur disa minuta me Icardin në dy ndeshjet e fundit me Argjentinën dhe ata luajtën mirë. Ai dhe Icardi do të jenë një dyshe startuese në të ardhmen”.

 

Related posts

“AI ISHTE BURRË QË FËMIJË”/ Agjenti: Kumbulla mund të luante për Napolin, ja sa e ndihmon Murinjo

F.autor

FRIKA NGA TRAZIRAT/ “BBS Security” publikon planin: Ja çfarë nuk lejohet në derbi!

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Lojtari i Arsenal drejt kalimit në La Liga tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment