Futboll La Liga Sport

HUMBJA SHOKUESE/ Kjo është hera e fundit kur Reali pranoi tre gola në pjesën e parë

Ndoshta elementi më shokues në humbjen 3-0 të Real Madridit në Sevilla është momenti për të kujtuar ndeshjet kur për herë të fundit Los Blancos pranuan tre gola në një pjesë

Ata humbën pjesën e parë duke pësuar tre gola, një gjë që është e rrallë për ekipin nga kryeqyteti spanjoll dhe nuk ka ndodhur që nga viti 2009.

Kjo ishte një ndeshje e njohur me emrin “Alorconazo”, kur ata kishin marrë tre gola në një pjesë e ku gjigantët e Madridit kishin marrë katër gola në Kupën e Mbretërit, ku tri nga katër golat i ishin shënuar skuadrës se Manuel Pellegrinit në pjesën e parë.

Kemi edhe shembuj tjerë në historinë e këtij klubi, një përfshin në Ligën e Kampionëve në vitin 2005/06 kundër Lyonit, e cila përfundoi më rezultat 3-0, pastaj në 200/03 ata humbën në Kupën e Mbretit më rezultat 4-0, kur prapë tre gola ishin shënuar në pjesën e parë.

Në sezonin 2003/04, në një ndeshje tjetër kundër Sevillas andaluzianët kishin shënuar katër gola deri në minutën e 37’të, para se ndeshja të përfundonte me rezultat 4-1.

Related posts

FORMULA 1/ Befason Hamilton: Dua t’i jap fund gjithçkaje…

Delo.autor

Marcelo: Ronaldo është më i miri në botë, ai do të vazhdojë të shënojë gola

Sadik.Autor

KËPUTI TENDINAT E KAVILJES/ Bayern Munich merr lajmin e keq, ja sa do të mungojë ylli Davies…

Delo.autor

Leave a Comment