Futboll La Liga Sport

TRONDITET REALI/ Lojtari KRYESOR humb derbin kundër Atléticos, do të mungoi…

Marcelo e humb derbin e kryeqytetit spanjoll të së shtunës. Braziliani nuk u trajnua në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Atlético Madrid, ndaj nuk mund të luajë nesër mbrëma në “Bernabéu”. Marcelo u lëndua në “Sanchez Pizjuan” dhe, pas testeve specifike mjekësore, është marrë vesh se do të mungojë në dy sfidat e radhës: kundër CSKA në Champions dhe Alavés në La Liga.

Ata që mbetën jashtë ndeshjes së të mërkurës, Carvajal dhe Odrizola, do të jenë në dispozicion të trajnerit Lopetegui për këtë derbi. Trajneri i “Los Blancos” do t’i ketë nën urdhërat e tij të gjithë lojtarët, përveç Isco dhe Marcelo. Ja njoftimi i klubit për dëmtimin e brazilianit: “Pas testeve mjekësore të kryera nga lojtari ynë, Marcelo, në “Real Madrid Medical Services, Sanitas”, është mësuar edhe diagnoza: lëndim i muskujve në “soleusin” e këmbës së djathtë. Nis faza riaftësuese”.

Related posts

PESË MUAJ PA FITORE NË TRANSFERTË/ Barcelonën e pret një sezon i vështirë

Delo.autor

MERKATOJA NË SUPERLIGË/ Flamurtari gjen mbrojtës. Vlonjatët akord me rumunin

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid fiton duelin me Barcelonën, siguron deri në 2026 super yllin…

Delo.autor

Leave a Comment