Futboll Premier League Sport

West Ham thellon krizën e Man United, thembra e Rashford s’mjafton, Mou pritet të…

Manchester United ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes. Skuadra e Jose Mourinho, pas barazimit të marrë fundjavën e kaluar kundër Wolves dhe eliminimit të pësuar në Kupën e Ligës kundër Derby-it, është mposhtur ditën e sotme fushën e West Ham.

Londinezët, në fakt, kanë marrë një fitore bindëse 3-1 ndaj “Djajve të Kuq”, të cilët mbeten në vendin e tetë të renditjes me dhjetë pikë pas shtatë javëve të para të kampionatit.

Pesë minuta lojë kanë mjaftuar që vendasit të gjenin golin e avantazhit me Felipe Anderson. Një avantazh ky që është dyfishuar dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur Lindelof ka devijuar në rrjetën e portës së tij një goditje të Yarmolenko-s.

Reagimi i “Djajve” ka ardhur në minutën e 71-të, teksa Marcus Rashford ka ngushtuar diferencat me një goditje të mrekullueshme me thembër. Gjithsesi, shpresat e United për të shmangur humbjen janë shuar tri minuta më mbrapa, kur Arnautovic ka realizuar golin e tretë për West Ham, duke fiksuar shifrat në 3-1.

Kjo humbje mund t’i shkaktojë vendin Jose Mourinho-s, me tifozët e United që kanë kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm në rrjetet sociale. Klubi ka bërë të ditur se mbështet teknikun në ditët e kaluara, por rezultati i sotëm mund t’i bëjë drejtuesit të ndryshojnë mendim.

Related posts

“Djemtë nuk luajnë dhe kjo ma thyen zemrën”, Beckham-it futbollin ai trashëgon vajza (FOTO)

Sadik.Autor

Gazeta spanjolle “Marca” zbulon detajin që e çon Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

BËN PARASHIKIMIN PËR “TOPIN E ARTË”/ “Fenomeni”: Sulmuesi më brutal i 10 viteve të fundit, e meriton ky futbollist

Delo.autor

Leave a Comment