Futboll Seria A Sport

NUK RINOVOI ME INTERIN/ Barcelona gati 84 milionë euro për lojtarin zikaltër

Dëmtimi i mbrojtësit, Samuel Umtiti ka bërë që Barcelona të hidhet në veprim dhe të mendojë për të afruar lojtar në skuadër. Për drejtuesit e katalanasve ky është një moment i mirë për të hyrë në negociata për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle, skuadra e Barcelonës ka gati një ofertë prej 84 milionë eurosh në drejtim të Interit për mbrojtësin sllovak. Skuadra që drejtohet nga trajneri Valverde do ta kishte të lehtë që të përshinte mbrojtësin edhe në fazën me eliminim direkt në Uefa Champions League duke u bazuar te ndryshimi që UEFA ka bërë në rregulloren e re.

Tashmë flitet se kanë filluar dhe kontaktet e para midis drejtuesve për ta finalizuar këtë transferim.

Related posts

E PABESUESHME/ Humbi formacionin sepse nuk hiqte dot UNAZËN E MARTESËS (VIDEO)

Isa.Autor

I SKADON KONTRATA NË QERSHOR/ Fantazisti francez kërkon me ngulm kalimin te Milani

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern fiton me GOLEADË ndaj Benficas dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment