Futboll Seria A Sport

NË ITALI JANË TË SIGURTË/ Gattuso: IBRA? Pyesni Maldinin dhe Leonardon

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i LA Galaxy mund të transferohet në Serie A në formë huazimi gjatë janarit, kur të ketë përfunduar sezoni i MLS.

“Sot ai ka ditëlindjen, kështu që i uroj gjithë të mirat,” shprehet Gattuso në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Olympiacos. “Do të flas vetëm për lojtarët që kam në skuadër, pyesni Maldini-n, Leonardo-n dhe Scaroni-n për të tjerët. Sot vetëm dua t’i uroj gëzuar ditëlindjen Ibrës.

“Nuk është e thjeshtë të rikthehesh pas dëmtimit që pësoi. Higuain është po aq i rrezikshëm sa Ibra, mbase nuk ka fizikun e tij por kualiteti që zotëron është i madh.

“Është më e vështirë të stërvitësh Ibrën për shkak të karakterit të tij, Zlatan rrit tensionin në skuadër. Ndërkohë që Pipita i bën shokët e ekipit të ndihem mirë.”

Related posts

Zyrtare: Wesley Sneijder në Katar te Ak Gharafa

Q.Autor

PSG-BAYERN MUNICH/ Di Maria “tallet” keq me talentin Davies, kanadezi i çoroditur mbrapa! (VIDEO)

Delo.autor

Bushi ‘votëbeson’ Panuccin: Duhet t’i japim kohë, do bëjë mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment