Napoli-Livepool, super sfida e mbrëmjes së sotme të Champions League, është mbyllur me një fitore 1-0 për vendasit. Një rezultat ky që mund të kishte qenë më i thellë për ekipin e Ancelotti-t, që ka shpërdoruar disa raste për të shënuar.
Në fakt, ka qenë portieri i anglezëve Alisson dhe traversa që kanë ndalur italianët. Këto tri pikë e kanë dërguar Napoli-n në kreun ne Grupit C, me Liverpool dhe PSG që ndjekin me nga 3 pikë.
Në Grupin A, Borussia Dortmund ka mundur 3-0 Monaco falë golave të Larsen (51′), Paco (72′), me këtë të fundit që ka humbur edhe një penallti në minutën e 69-të, dhe Reus (92′). Gjermanët kanë marrë kreun e grupit pas kësaj fitoreje falë diferencës më të mirë të golave në krahasim me Atletico Madrid, që ka mundur në shtëpi 3-1 Club Brugge.
Griezmann ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 28-të dhe ka realizuar golin e dytë në të 67-ën pasi belgët kanë barazuar përkohësisht në të 39-ën me Groenveld. Koke ka fiksuar shifrat në 3-1 në minutën e 94-t.
Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Porto-Galatasaray, një ndeshje e vlefshme për Grupin D që është fituar nga portugezët falë golit të shënuar nga Marega në minutën e 49-të. Porto kryeson grupin me katër pikë bashkë me Schalke.
