Futboll Sport

TRAGJIKE/ Luante kundër Lazios, por s’e dinte që vëllai i ndërroi jetë

Skuadra e Lazios u mposht 4-1 nga skuadra gjermane  Eintraht Frankfurti, në sfidën e vlefshëm për Ligën e Europës.

Kjo fitore i ishte dedikuar mesfushorit spanjoll Lukas Torro.  Ai humbi vëllain e tij vetëm 27-vjeç,  pak para se të niste sfida. Ai preferoi të luante në ndeshjen me skuadrën italiane, ndërsa më pas u nis drejt Spanjës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Përveç trajnerit askush  nuk e dinte për dhimbjen e Torros, ndërkohë që mesfushori në fundin e ndeshjes, nisi të qante në fushë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së futbollistit

“Ky lajm i trishtuar e ka mjegulluar festën tonë pas ndeshjes. Lukas dëshironte të ishte në fushë, pavarësisht dhimbjes. Ai do të jetë në ditët e ardhshme pranë familjes dhe si pasojë të dielën ndaj Hofenheimit nuk do të jetë në fushë”, tha trajneri Huter.

Related posts

NUK ARRIN PRITSHMËRITË TEK KLUBI TURK/ Çikalleshi ndryshon skuadër në…

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Vlahovic: Ja pse zgjodha “Bardhezinjtë”, nuk më tremb “7” e Ronaldos

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ NEYMAR TURPËRON shokun e ekipit në stërvitjen e Brazilit, ja reagimi i tij (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment