Futboll Kombëtarja Sport

Dy ndeshjet e tetorit/ Ja programi mediatik dhe stërvitor i kombëtares

Zyra e shtypit pranë FSHF-së bën publik programin mediatik dhe atë stërvitor të kombëtares për dy ndeshjet e këtij muaji: miqësoren me Jordaninë, e cila do të luhet të mërkurën, më 10 tetor, dhe sfidën zyrtare eleminatore me Izraelin, që do të zhvillohet në Ber Sheva, më 14 tetor.

Për shkak të nisjes së grumbullimit të kuqezinjve më 8 tetor (të hënën), konferenca për shtyp e trajnerit Christian Panucci do të zhvillohet ditën e martë (një ditë përpara ndeshjes), në “Elbasan Arena”, ora 18:45.

Aty, trajneri kuqezi do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve. Për shkak të afërsisë së ditëve, këtë herë do të zhvillohet një konferencë e vetme shtypi, si për grumbullimin, edhe për miqësoren. Kjo do të bëhet ditën përpara ndeshjes miqësore, që përkon me të martën, në Elbasan, ora 18:45.

Më poshtë do të mund të gjeni edhe programin e detajuar të ekipit kombëtar, për këto dy ndeshje:

MIQËSORE me JORDANINË (10 tetor)
ZYRTARE ELEMINATORE me IZRAELIN (14 tetor)

E hënë, 8 tetor shtator, ora 12:00
SEANCA STËRVITORE në resort “Tropical”, ORA 16:30
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)

E martë, 9 tetor
SEANCA STËRVITORE/ ORA 10:30
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)

Konferencë për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, Christian PANUCCI, së bashku me kapitenin, një ditë përpara ndeshjes miqësore me Jordaninë, në Elbasan, ORA 18:45 / Salla e Konferencave në stadium.

E mërkurë, 10 tetor
Ndeshja miqësore SHQIPËRI-JORDANI, ORA 20:00 “Elbasan Arena”

E enjte, 11 tetor
SEANCA STËRVITORE / ORA 11:00
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar në resort “Tropikal”, ORA 13:30.

E premte, 12 tetor
SEANCA STËRVITORE (dy herë) / ORA 10:30 dhe 13:30
(ME DYER TË MBYLLURA)

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në “Tropikal”, ORA 13:30.

E shtunë, 13 tetor – Nisja për Izrael
STËRVITJE / ORA 10:30 (E HAPUR, 15 minutat e para për median)

Nisja për në Izrael e skuadrës, ORA 14:30

Konferenca për shtyp e trajnerit Christian Panucci, me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Izraelin, në stadiumin “Toto Turner Stadium”, në Ber Sheva, ORA 19″45.

E diel, 14 tetor
Ndeshja eleminatore për Grupin C1, e “UEFA Nations League”, IZRAEL-SHQIPËRI, ORA 20:45 (“Toto Turner Stadium”)

Related posts

EFEKTI RONALDO/ ALLEGRI këtë sezon do sjellim CHAMPIONSIN në TORINO

Isa.Autor

MILANI MERR SUPER LAJMIN / Zyrtare:”DJALLI” FIRMOS me “BLERJEN E RE” deri në 2020

Isa.Autor

“SHOPPING” PËR FESTAT E FUNDVITIT/ Bashkëshortja e Ronaldos “kapet mat” pa make-up (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment