Futboll Shqipëri Sport

NGJARJA E RËNDË/ Dy aksidente në Përrenjas, plagosen 4 GJYQTARË FUTBOLLI

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme ne aksin rrugor Përrenjas- Librazhd. Njeri prej aksidenteve ka ndodhur ne vendin e quajtur Përrenjas Fshat teksa janë përplasur dy autovetura, njëra prej te cilave është përmbysur.

Ne njërin prej automjeteve të përfshirë në ketë aksident udhëtonin katër gjyqtare futbolli te cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën.

Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur ne vendin e quajtur Kthesa e Pishkashit, ku janë përfshirë një furgon dhe një autoveture të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe Autoambulanca. Nuk janë të qarta ende rrethanat në te cilat janë shkaktuar dy aksidentet.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd -Prrenjas, në fshatin Pishkash, mjeti tip “Ford” me targa AA 108 MT me drejtues shtetasin I.I. 22 vjeç, banues në Shkodër, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 269 AE,me drejtues shtetasin B.Ç., 59 vjeç banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz”, të cilët janë transportuar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Pas një krosimi perfekt të Bytyqit, Cikalleshi mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENAT E IVAN RAKITIC/ Ja pse Paratici hoqi dorë nga lojtari i Barcelonës

Delo.autor

E BUJSHME/ ARRIHET MARRVESHJA: Lajme të mira për tifozët e INTERIT dhe JUVENTUSIT

Isa.Autor

Leave a Comment