Futboll Sport

GJAKU LUMË/ “Bisha” Lewis nokaut në sekondat e fundit, Ferguson rikthehet triumfues (VIDEO)

Padyshim që faqet e para të gazetave dhe faqeve sportive i ka zënë supersfida e vitit Khabib Nurmagomedov ndaj Conor McGregor. Luftëtari rus ka mposhtur irlandezin në raundin e katërt me “submission” por vëmendjen e tifozëve e ka pasur më shumë sherri masiv që ndodhi më mbrapa.

Por UFC 229 ishte një sukses nga fillimi deri në fund. Tony Ferguson ndaj Anthony Pettis është kandidat për ndeshjen e vitit, sidomos ai raundi i dytë spektakolar që ka lënë të gjithë pa frymë.

Në fund, Ferguson fiton pasi Pettis tërhiqet me dorë të thyer. Pas një raundi të parë dominues nga Ferguson, Pettis e godet me një të djathtë vrastare në raundin e dytë duke bërë që ndeshja nga ai moment të kthehej në një luftë të përgjakur. Por pa emocione negative, të dy po e shijonin luftën brenda në kafaz, deri në momentin që Pettis duhet të tërhiqej për shkak të dëmtimit.

Ndërkohë “Bisha” Lewis ka mposhtur rusin Volkov me një nokaut të frikshëm në sekondat e fundit të ndeshjes. Deri në atë moment, rusi kishte dominuar dhe ishte duke fituar ndeshjes me pikë, por një e djathtë e tmerrshme e amerikanit ka përmbysur gjithçka në fund të sfidës.

Related posts

FUNDI I NJË EPOKE/ Nga basti me akullore te dieta dhe origjina italiane, ja sekretet e “Jashtëtokësorit”…

Delo.autor

MAJLINDA KLEMENDI E PAFAT/ Eliminohet nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” që në duelin e parë

Delo.autor

E VEÇANTË/ Një shqiptare shkruan historinë e Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment