Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Nis menjëherë me protesta, gjirokastritët duan penallti (VIDEO)

Luhet në qytetin e Gjirokastrës, sfida e javës së tetë mes Luftëtarit dhe Skënderbeut. Bluzinjtë e Mezanit, kërkojnë një 3 pikësh, në nevojë emergjente për pikë, edhe ndaj kampionëve në fuqi të Superiores.

Nga ana tjetër, pas fitores me shumë vlera ndaj Kukësit, korçarët e Orges Shehit, janë në ndjekje të Partizanit në krye të klasifikimit.

LIVE | Luftëtari-Skënderbeu 0-0

KOMENTI LIVE

16’ Shkurtaj shërbehet nga e djathta me një top të gjatë, dhe godet fluturimthi nga vija e 16-metrave, por pa koordinimin e duhur, me topin që nuk përbën rrezik për Teqjan.

15’ Goditje fantastike e Bregut në hyrje të zonës, godet rrafsh me tokën, por portieri Ruci largon rrezikun.

13’ Karton i verdhë për Rrapën, pasi ndal Muzakën në të djathtë të sulmit.

9’ Gripshi nga e majta shumë i lëvizshëm, shkon deri në fundore, por është Rustem Hoxha ai që e mbyll.

8’ Krosim i Gripshit nga e majta, për Bregun në shtyllën e dytë, por vlonjati edhe pse zgjatet, nuk arrin të shtyjë topin.

1’ Minuta e parë, dhe gjirokastritët kërkojnë penallti, për një top të prekur me dorë nga ana e Sambu në zonë, pas goditjes së Milosavljev.

1′ Nis takmi në Gjirokastër.

Related posts

Kampionat i fortë/ Formacioni më i mirë në Serie A para startit të sezonit (FOTO)

Isa.Autor

E ZBULON MEDIA ITALIANE/ Berat Gjimshiti shumë pranë klubit të njohur rus

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja qytetet ku do të luhet finalja e Champions League në 4 vitet e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment