Futboll Premier League

Emre Can ndërron mendje, nis bisedimet për rinovimin me Liverpool

Emre Can ka sugjeruar se megjithatë mund të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin.

Mesfushorit gjerman i skadon kontrata me  “Të kuqve” në fund të këtij sezoni dhe ai prej kohësh është lidhur me një kalim te gjiganti italian, Juventus.

Madje, javë më parë mediat raportuan se ai kishte arritur marrëveshje personale me “Zonjën e vjetër” për t’u transferuar në verë si lojtar i lirë.

Por, duket se tani ai ka ndërruar mëndje duke thënë se është në bisedime me Liverpoolin.

“Natyrisht se jam në bisedime me Liverpoolin. Pse jo? Ende kam kontratë këtu. Është këtë klub i mahnitshëm”, ka thënë Can.

Related posts

SUPERLIGA/ Bylisi mposht 1-0 Vllazninë, Skënderbeu fiton në Laç dhe i largohet fundit! Sot edhe Dinamo – Teuta

F.autor

11 VJET MË PARË/ Momenti kur Messi trashëgoi fanellën me numrin 10 (FOTO)

Delo.autor

PRAPASKENA/ Cristiano Ronaldo mund të kthehet në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment