Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Një nga INTERI dhe një nga MILANI, Mourinho zgjedh dy përforcime për JANARIN

Jose Mourinho duket se e ka kaluar më të keqen pas rezultateve të dobëta në javët e fundit dhe ka filluar që tani të bëjë plane për blerjet e janarit. Trajneri i Manchester United e di shumë mirë se ku çalon skuadra e tij dhe për këtë i ka kërkuar drejtuesve të realizojnë dy blerje të reja në merkaton dimërore.

Portugezi është tmerrësisht i zhgënjyer me dy lojtarë të zgjedhur pikërisht prej tij për të përforcuar mbrojtjen e United, pasi ka parë me trishtim dështimin e Eric Bailly dhe Victor Lindelof. Por këtë herë mendon se ka gjetur qendërmbrojtësit e duhur, të cilët dëshiron t’i “peshkojë” në Milano.

Dy lojtarët e zgjedhur prej tij jaën Milan Skriniar i Inter dhe Alessio Romagnoli i Milan, të paktën sipas pretendimeve të rrjetit amerikan ESPN. Të dy lojtarët mund të luajnë në Champions League për fazën e dytë të sezonit pas ndryshimeve në rregulloren e UEFA-s kështu që kufizimi i ndeshjeve nuk përbën më një problem.

Pa nisur mirë sezoni Mourinho u ankua për mungesën e mbështetjes nga ana e drejtuesve dhe rezultatet e fillimit i dhanë të drejtë trajnerit. Por pasi mendohet t’i ketë kaluar problemet me zv.presidentin Ed Woodward, Mourinho mendohet t’i ketë dorëzuar kërkesën zyrtarisht me emrat e dy lojtarëve të lartpërmendur, të cilët dëshiron t’i ketë në “Old Trafford”.

Related posts

NJË FILLIM I KEQ NË KAMPIONAT/ Çalhanoglu i qartë: Duhet kohë për të punuar, më pas…

Delo.autor

ZYRTARE/ Unai Emery zgjedh një kampion bote si KAPITEN të ARSENALIT

Isa.Autor

Ja si u pritën lojtarët e kombëtares Iraniane nga tifozët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment