Futboll Premier League Sport

“BOMBA” vjen nga ANGLIA: MOURINHO mendon dorëheqjen prej… REALIT

Gazeta britanike “Daily Mail”, kur flet për krizën e rezultateve që po kalon Real Madridi dhe merr në analizë të ardhmen e trajnerit Lopetegui në stolin e kampionëve të Europës, përveç opsionit të Antonio Contes, nuk përjashton mundësinë e kthimit të José Mourinhos në “Santiago Bernabeu”.

Mediat angleze sigurojnë se presidenti Florentino Perez dhe trajneri portugez janë ende miq të mirë dhe se për shkak të situatës së keqe, që mund të haste “Special One” në “Old Trafford”, do të ishte e mundur të përafrohej dorëheqja e këtij të fundit. Më pas, menjëherë mund të bashkohet me klubin e bardhë.

Sipas “Daily Mail”, presidenti i Real Madridit është i vetëdijshëm se Mourinho ende vlerësohet shumë mirë nga tifozët në “Bernabeu” dhe se ai ka përvojën e nevojshme për ta ftilluar ekipin, që nuk po jep versionin më të mirë deri tani, me Lopetegui. Sidoqoftë, mediat angleze e bëjnë të qartë se ky është një opsion shumë i komplikuar, por që po studiohet dhe vlerësohet nga drejtuesit e klubit mbretëror madrilen.

 

Related posts

Leonardo: Ai është trajneri i duhur për Italinë, prisja më shumë nga Inter

Sadik.Autor

Mourinho bën kopracin: Nuk do të bëjmë merkato të çmendur

Sadik.Autor

PORTO HUMB KOHËN/ Casillas në LOT pas GJESTIT të Soares (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment