Futboll Seria A Sport

SKANDALI ME PËRDHUNIMET/ Zbulohet plani i mbrojtjes së RONALDOS, e detyroi REALI të…

Kristiano Ronaldo nënshkroi një marrëveshje me Katrin Majorga në vitin 2010 duke u zotuar se do të paguante kompesim për gruan, e gjitha kjo nën presionin e Realit të Madridit. Gazeta portugeze “Coorreio de Manha” ka zbuluar se portugezi do të rindërtojnë mbrojtjen e tij për rastin e dyshuar të përdhunimit të vitit 2009. Ai ka hequr dorë nga avokati Davi Çesnof dhe ka marrë Piter Kristianse, ky i fundit avokat penal në Las Vegas, duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këtë vend.

Një fakt tjetër është se avokatët e portugezit do të zbërthejnë akuzat e Majorgës dhe do të tërheqin në “lojë” edhe Realin e Madridit, të cilët e vunë në presion të paguante dëmshpërblimin. Ronaldo sapo kishte shkuar te Reali dhe klubi kishte frikë për imazhin e tij. “Shqetësimet janë rritur shumë nga fakti se gjatë pushimeve amerikane të vitit 2009, Kristiano ishte në qendër të vëmendjes për frekuentimin që ai pati me Paris Hilton”, shkruan gazeta.

Ronaldo e ka nënshkruar këtë marrëveshje pa dëshirën e tij, sepse ai e deklaronte veten vazhdimisht të pafajshëm. Gjithashtu ka edhe disa pika të tjera që nuk përkojnë me dëshminë e Majorgës. Njëra nga pikat është se vajza thotë ata u larguan në suitë pas mbrëmjes së kaluar në klab, ku dhe më pas ndodhi përdhunimi i pretenduar, por CR7 thotë se ata kaluan disa orë së bashku dhe pastaj erdhën në klub së bashku.

Related posts

Milani në kërkim të Susos, vetëm një gol në vitin 2018

Sadik.Autor

TRONDITËSE/ Grumbullimi i Manajt me ekipin e parë të Barcelonës tërbon serbët, shikoni çfarë shkruan “Kurir”

Delo.autor

E RRALLË/ SCOLARI bën prezantimin e tretë te skuadra braziliane (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment