Kombëtarja si në çdo vend tjetër në glob është një temë sa e nxehtë aq edhe delikate, jo pse përfaqëson ngjyrat e një kombi por për faktin se mbetet edhe një reklamë për një vend aq më tepër për popullin shqiptar që për hir të së vërtetës nuk është se ka ku të ngushëllohët në një fushë tjetër të jetës.
Mjafton të trokasin takimet e djemve kuqezi dhe menjëherë valojnë opinionet dhe kritikat në drejtim të futbollistëve por kryesisht i faturohen më së shumti trajnerit Christian Panucci. Gangrena fillon me listën që përzgjedh “timonieri axurr” dhe më më pas me stilin që përpiqet të implemetoi në skuadër. Fakti që e dënon më shumë teknikun italian janë rezultatet. E nisi me këmbën e mbare duke mposhtur Turqinë në një takim që është “stampuar” në memorien e të gjithëve si një “panoramë” e bukur.

Që ne mundemi dhe mund të bëjmë disa herë më mirë këtë e kemi treguar. Pa dashur të largohemi larg në kohë, pikërisht 2 vite më parë arritëm maksimumin e futbollit shqiptarë me shkuarjen në “Euro 2016” në Francë.
Panucci ka deklaruar se ekipi i tij ndryshe nga i Gianni De Biazit luan më në sulm, por faktet dhe shifrat tregojnë të kundërtën. Në 11 ndeshje që e ka drejtuar Kombëtaren shqiptare Panucci mes atyre zyrtare dhe miqësore, ekipi kuqezi shënon mesatarisht 0.72 gola për ndeshje. Më pak sesa Shqipëria e De Biazit, e cila etiketohej shpeshherë si një skuadër mbrojtëse dhe që nuk mendonte aspak për sulmin.

E megjithatë të gjithë diskutimet do të mbyllen sa i takon fatit të trajnerit në takimin me Izraelit. Do të kuptohet rrjedha e kualifikimit në kompeticionin” National League” por edhe destinacioni i vetë trajnerit i cili moralisht bie nësë nuk vjen me tre pikë nga Ber Sheva.
Përgatiti:AlpeNews.al
