Futboll Sport

Publikohet VIDEO/ Ja çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes së Khabib para dhe pas duelit…

Khabib Nurmagomedov është konfirmuar kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale mikse pas fitores me ndaj Conor McGregor në eventin UFC-229 që u zhvillua në Las Vegas.

Momente jo të këndshme janë regjistruar në fund të duelit, megjithatë, kjo nuk ia ka zbehur fitoren Khabib Nurmagomedov. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ajo përballje, rusi vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave.

Së fundmi, në Youtube është publikuar një video të asaj se ç’ka ndodhur në dhomat e zhveshjes para dhe pas duelit. Videoja titullohet Anatomia e UFC 229 dhe nis me pamje që nga momenti i mbërritjes së Khabib në Las Vegas. Me kapelen e tij karakteristike, Khabib shfaqet shumë i qetë, teksa shkon në dhomën e zhveshjes. Aty bën përgatitjet e fundit, takohet me përfaqësues të UFC-së dhe më pas niset drejt tetëkëndëshit, për t’u kthyer si një kampion bote.

Khabib mbërthehet nga përqafime të shumta nga stafi i tij, teksa dëgjohet duke i kërkuar falje trajnerit, për sherrin që shkaktoi në fund. “Më fal, ky nuk jam unë, ky nuk jam unë”, dëgjohet të thotë Khabib.

Related posts

HUMBJE DËSHPËRUESE KUNDËR CSKA/ Real Madrid vë në presion këtyre pesë lojtarëve…

Isa.Autor

NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…

Delo.autor

ZËVENDËSIMI I PAPRITUR I SOLARIT/ A e mposht Marcelo zgjedhjen e ekipit të Solarit?

Delo.autor

Leave a Comment