Futboll Sport

MUNDËN TURQIN/ RUSËT tregojnë “sekretin”: “Fituam falë PËLLUMBAVE mbi fushë…!”

Rusi fitoi mbërmjen e të dielës ndaj Turqisë me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Një paraqitje pozitive e rusëve që po vijojnë të shijojnë atë moment pozitiv të nisur që në Kupën e Botës të zhvilluar në shtëpinë e tyre këtë verë. Gjithsesi, trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Stanislav Cherchesov, nuk ia ka atribuuar këtë sukses lojës së skuadrës, por pëllumbave që ishin stacionuar mbi traversën e portës.

Në konferencën për mediat të dhënë në përfundim të ndeshjes, trajneri i Rusisë deklaroi: “Pëllumbat që ishin në fushën e Sochi në pjesën e parë rezultuan të rëndësishëm njëlloj sikurse edhe 45.000 tifozët në tribunë. Fluturuesit i kemi bezdisur disa herë, fatkeqësisht për ata, sepse ishin stacionuar në zonën e penalltisë. Herën tjetër do të sulmojmë nga krahët. Por pëllumbat rezultuan për ne fatsjellës”.

 

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Baseli “shkatërron” Partizanin në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë

Delo.autor

NUK ËSHTË “MOU”/ Njihuni me portugezin që shfaqet në listën e kandidatëve për trajner

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK “PARZIENËT”/ Aventura e trajnerit Pochettino tek PSG nis në malore, thuajse një ekip në infermieri

Delo.autor

Leave a Comment