Futboll Shqipëri Sport

DËMTIMI I RËNDË/ Dridhet Partizani: Alban Hoxha rrezikon mbylljen e sezonit

Ndërprerja e kampi onatit për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare u duk se do t’i bënte punë Partizanit, pasi lojtarët do të kishin mundësi të rikuperonin energjitë e harxhuara në javët e fundit. Sapo nisi punën për Luftëtarin, trajneri Skënder Gega ka marrë një lajm jo të mirë, pasi kapiteni Alban Hoxha braktisi grumbullimin me Kombëtaren, për shkak të një dëmtimi që mori në gjurin e djathtë.

Ajo që e bën shqetësuese dhe e shton ankthin në kampin e kuq ka të bëjë me faktin se portieri është dëmtuar pikërisht aty ku ka pasur probleme dhe në të shkuarën. Në pamje të parë lëndimi duket më shqetësues se zakonisht, meqë dyshojnë edhe për më të rëndën, ndërhyrjen kirurgjikale.

Nëse Hoxha i nënshtrohet operacionit, i bie që ai ta mbyllë sezonin, pasi në raste të tilla duhen mbi 6 muaj që të rikuperohesh plotësisht. Gjithsesi, në kampin e kuq po luten dhe “mbajnë frymën” që dëmtimi i kapitenit të mos jetë i rëndë, në mënyrë që Partizani të mos humbasë liderin dhe sigurinë në prapavijë, kur dihet se ka pësuar vetëm 1 gol në 8 javë kampionat.

Related posts

TALENTI PORTUGEZ/ Po spikat te Wolverhamptonin, Nevesin e duan Man City dhe PSG

Isa.Autor

LUKAKU NË ANGLI? Sulmuesi në radarët e ekipit që…(DETAJE)

Delo.autor

JUVENTUS NË PRAG/ Chivu: Bardhezinjtë janë përmirësuar, Interi luan pa frikë

F.autor

Leave a Comment