Futboll Sport

E PABESUESHME/ Xhaka, në mesin e “YJEVE” të së hënës në Ligën e Kombeve

Dje u zhvilluan disa ndeshje tejet interesante në kuadër të Ligës së Kombeve. Anglia mposhti Spanjën në një triler prej pesë golash në Sevilla, derisa Zvicra regjistroi fitoren e radhës ndaj Islandës.

Bosnja gjithashtu regjistroi fitore të rëndësishme duke mposhtur Irlandën Veriore me rezultat, 2-0, transmeton IndeksOnline.

Dhe prestigjiozja, WhoScored tani ka zgjedhur lojtarët më të mirë të vlerësuar nga ndeshjet e mbrëmshme.

Edhe pse nuk shënoi gol ndaj Spanjës, Harry Kane ndihmoi Anglinë në mbrojtje dhe në sulm, teksa ai është vlerësuar me notën, 8.63.

Lojtari i dytë më i vlerësuar është mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka.

Xhaka është vlerësuar me notën, 8.16 pas asistimit te goli i Seferovic si dhe për paraqitjen solide ndaj Islandës.

Lojtarët tjerë më të vlerësuar janë Miralem Pjanic, Adam Szalai, Robin Lod, etj.

Related posts

PËRFAQËSIMI I FUTBOLLIT SHQIPTAR NË UEFA/ Armand Duka konfirmohet si kandidat për… (FOTO)

Isa.Autor

Tifozet e Polonisë fitojnë Kupën e Botës! (FOTO)

Sadik.Autor

Wenger, për pasuesin e tij tek Arsenali: Vlerësim të lartë për Enrique, por…

Sadik.Autor

Leave a Comment