Futboll Sport

BELGJIKA ZJEDH KRYEBASHKIAKUN E PARë ME NGJYRË/ Është babai i futbollistit të njohur

Belgjika zhvilloi ditën e djeshme zgjedhjet lokale, ku ra në sy një numër i madh i votuesve. Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këto zgjedhje ishte zgjedhje e kryebashkiakut të parë me ngjyrë.

Pierre Kompany, babai i mbrojtësit dhe kapitenit të Manchester Cityt, Vincent Kompany është zgjedhur si kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë, në atë që është përshkruar si një moment “historik” për vendin.

Zgjedhja e Pierre Kompany, 71 vjeç, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u festua nga djali i tij në një video-mesazh në të cilin ai foli në tre gjuhë.

“Vetëm për djemtë jashtë vendit: ai është kryetari i parë i zi në Bruksel,” tha ai. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është historike. Të gjithë jemi të lumtur. Urime për babin tim.”- tha 32 vjeçari në frëngjisht, hollandisht dhe anglisht.

Related posts

CHELSEA KTHEHET NË “MARKET”/ Sa shumë emra në dalje, mes tyre edhe Broja

F.autor

Ndërhyrja ‘horror’ ndaj Sane, Bennet kërkon falje

Q.Autor

OPERACIONI “FSHESA”/ Vllaznia e nis vitin me largim, mesfushori braktis kuqeblutë për Suedinë

Delo.autor

Leave a Comment