Futboll Sport

DJALOSHI I REKORDEVE/ Ylli i Juventus vendos tjetër rekord, këtë herë me kombëtaren

Djaloshi i rekordeve nuk është ngopur ende. Moise Kean, futbollisti i parë i lindur në mileniumin e ri që shënoi një gol në Serie A dhe që debutoi në Champions League, ka regjistruar një tjetër precedent. Kësaj here jo më me fanellën e Juventus, por me atë të përfaqësueses. Penalltia e shndërruar në gol në ndeshjen kundër Tunizisë, i ka vlejtur titullin e golashënuesit të parë të datëlindjes 2000 që ka shënuar me Italinë U-21.

Çudia për hapat e parë me të rinjtë dhe impaktin me futbollin e të mëdhenjve, tashmë i ka lënë vendin ndërgjegjshmërisë. Kean është i madh që tani. Dhe duhet trajtuar si i tillë, sidomos pas sezonit të parë të vërtetë të zhvilluar mes luhatjeve në Seria A, me fanellën e Veronas. Ajo e të rinjve ishte një veshje që i qëndronte shtrënguar, sikurse ajo e U-20, të cilën e përqafoi dhe menjëherë e përshëndeti me një dygolësh ndaj Polonisë. Kështu, pas një vere të kaluar në qendër të merkatos, Juventus nuk pati dyshime mbi dimensionet e Kean, të projektuar menjëherë në Continassa, për tu stërvitur nën urdhrat e Allegri, me Ronaldon e shokë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Merret vendimi për PSG-Borussia Dortmund, ja kur do të luhet (FOTO)

Delo.autor

ICARDI FENOMENAL/ Interi përmbys PSV dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Klopp garanton: Do të jemi gjithmonë në Champions!

Q.Autor

Leave a Comment