Futboll La Liga Sport

I çau kokën një shtetasi gjerman/ Gjykata merr vendimin për “yllin” e Barcelonës

Oktoberfest është një eveniment që organizohet në muajin tetor në Gjermani e cila karakterizohet nga një përdorim i gjerë i birrës gjermane. Por atje ku të gjithë duhet të festojnë, ish-lojtari i Bajernit të Mynihut, Arturo Vidal nuk ka shpëtuar pa u lagur pas një incidenti në vitin 2017.

Lojtari u përfshi në një sherr me një shtetas gjerman duke e goditur me një shishe vodka në kokë, nga e cila shtetasi gjerman pësoi çarje të lëkurës dhe dëmtim të trurit. Ndërsa së fundmi nga gjykata është dhënë dhe vendimi përfundimtar për Vidalin i cili dënohet me gjobë 800 mijë euro duke i shpëtuar kështu 10 viteve burgim që mendohej të ishte dënimi maksimal për kilianin.

Related posts

FORMACIONET E MUNDSHME/ Java e 12-të e Serisë A, ja si do të luajnë të mëdhatë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Shifra rekord nga Arabia, 4 miliardë stërlina për të blerë Man United

Isa.Autor

Golashënuesit më të mirë në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment