Futboll La Liga Sport

Mesfushori i REALIT e thotë hapur: MESSI më i miri në histori, por s’luaj me të

Luka Modriç ka folur për miqësinë me Cristiano Ronaldon që ka krijuar kur ky i fundit ishte pjesë e Real Madrid. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Leo Messin, për të cilin ka theksuar se e pëlqen shumë si lojtar.

Mesfushori kroat ka hedhur poshtë pretendimet se ka prishur miqësinë me Cristiano Ronaldon, teksa ka konfirmuar se ata vijojnë të flasin.

“I kemi kaluar gjashtë vite të mrekullueshme në Madrid, ku zhvilluam një miqësi dhe respekt të ndërsjellë.

Tani që ka ikur, ne kemi mbetur në kontakt dhe shkëmbejmë mesazhe. Edhe pse disa njerëz po mundohen të tregojnë se nuk është kështu, mund të them se ne ende e ruajmë miqësinë e mirë. Luaj kundër tij, jo me të.

Natyrisht, Messi është ndër lojtarët më të mirë në histori, por kurrë nuk do të luaj me të”, ka deklaruar ai.

Related posts

LEGJENDA E BRAZILIT U ARRESTUA PËR DOKUMENTA FALSE/ Avokati i Ronaldinhos: Ai është një injorant!

Delo.autor

VIJON TË MBAJË PEZULL KOMBËTAREN/ Flet tekniku i Everton: Ja kur mund të rikthehet Armando Broja

F.autor

PROJEKTI I 12 KLUBEVE/ Super League dhe revolucioni i arbitrave. Do të ndryshojë gjithçka. Tifozët tani…

Delo.autor

Leave a Comment