Futboll Premier League Sport

Man United duhet të paguajë 45 milionë euro për t’i plotësuar dëshirën Mourinhos

Fiorentina i ka bërë të ditur Manchester United se duhet të paguajë 45 mln euro për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit Nikola Milenkovic. Italianit thonë se nuk do të hyjnë në negociata nëse nuk u plotësohet kushti kryesor.

Por shifra që kërkon klubi Vjollcë është 10 mln euro më e lartë se ajo që është gati të japë United. Jose Mourinho ka parë nga afër mbrojtësin serb gjatë ndeshjes së javës së kaluar ndaj Malit të Zi. Ai është impresionuar nga raportet e skautëve mbi Milenkovic, dhe e do që në janar te Djajtë.

Shefat e Old Trafford e dinë shumë mirë se edhe Juventus interesohet për serbin dhe prandaj Fiorentina kërkon një shifër aq të lartë.

United shpreson që mesfushori Nemanja Matic të bindë bashkëkombësin e tij t’i bashkohet në Manchester.

Related posts

EMIGRANT I RI KËRKON GOLIN E JETËS/ Lojtari i “Fenomenit” sfidon “Pleshtin”: Është “ZOTI” i futbollit, por shënova në…

Delo.autor

RUSI 2018/ Michael Ballack kritikon trajnerin Joachim Low

Sadik.Autor

NUK ISHIN FAVORITË, POR U KUALIFIKUAN/ Shikoni reagimin e veçantë të trajnerit Rasing Klub pas triumfit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment