Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Strakosha në orbitën e Inter si pasardhësi i Handanoviç

Thomas Strakosha përfundon në bllokun e shënimeve të drejtuesve të Interit. Tanimë nuk është vetëm sugjerim tifozësh në ndonjë blog, por një interes i vërtëtë që klubi zikaltër ka ndaj portierit të përfaqësueses shqiptare i cili është kthyer në titullar të paprekshëm te Lacio.

Sipas mediave italiane, pavarësisht paraqitjeve të fundit, te Interi kanë filluar të kërkojnë një pasardhës të denjë për sllovenin, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021, por vështirë se do të ruajë katërkëndorin e zikaltërve deri atëherë.

“Calciomercato.it” raporton se drejtori sportiv, Piero Ausilio, ka bërë një listë të gjatë me kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar portierin aktual. Aty gjenden emra si Kranjo i Kaljarit, Lafont i Fiorentinës, Areola i PSG, Cilesen i Barcelonës apo edhe Riko i Fullhem, ashtu si edhe emri i gardianit shqiptar.

Ideja e zikaltërve është që në verë të blejnë një gardian të ri në moshë i cili të rritet përkrah Handanoviç dhe t’i zërë në një të ardhme të afërt vendin këtij të fundit, që mund të përfundojë rezervë luksi në këtë klub. Strakoshën me siguri nuk do ta trembte një sfidë e tillë, duke llogaritur se e ka fituar një të ngjashme me Marketin te Lacio.

Related posts

DËMTIMET PO I KTHEHEN NË MAKTH/ Ylli i Inter humbet gjysëmfinalen e Europa League

Delo.autor

Zyrtare Robben rinovon kontratën me Bayern Munichen

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ WBC merr vendimin PËRFUNDIMTAR për revanshin mes Wilder dhe Fury

Isa.Autor

Leave a Comment