Bundesliga Futboll Sport

NUK FALIN GJERMANËT/ Sulmoi me BOMBË autobusin e Borusias, klubi kërkon t’i…

Sulmi me bombë ndaj autobusit të Borusia Dortmund pak orë para fillimit të një ndeshje të Ligës së Kampioneve në vitin 2017 ka qenë një nga lajmet më të bujshme të atij viti. Një shtetas gjerman, tashmë 28-vjeçar, kishte kërkuar të përfitonte në atë mënyrë para në bursë, falë luhatjeve që do të pësonin aksionet e klubit.

Edhe pse ai deklaroi se sulmi me bombat e vendosura në dronë nuk kishte qëllim të dëmtonte askënd, dëmet i pësoi xhami i autobusit si dhe futbollisti Mark Bartra, i cili u plagos pasi një copë xhani i ra në dorë.

Gjyqi ndaj atentatorit të identifikuar si Sergej U. ka filluar dhe klubi gjerman ka paraqitur listën e dëmeve, pasi kërkon prej tij dëmshpërblim për atë që ka shkaktuar me sulmin absurd që bëri. “Ne kemi të dhënat dhe kërkojmë pagesën e 15 mijë eurove për dëmin fizik ndaj Mark Bartra pasi këto para u shpenzuan për riaftësimin e tij. Pastaj, janë edhe 12 mijë euro të tjera si dëm që iu bë autobusit tonë dhe që u desh të riparohej plotësisht”, shpjegoi avokati i klubit gjerman.

Me shumë mundësi, gjykata pritet t’ia njohë të drejtën e dëmshpërblimit klubit të Borusias. Problemi në këtë mes është se kur do t’ia shlyejë atentatori këto dëme klubit, pasi parashikohet se ai do të mbetet për një kohë të gjatë në burg.

Related posts

Marco Fassone: Të vazhdojmë me këtë ritëm, llogaritë i bëjmë në fund

Q.Autor

PROFIL/ Ramen Cepele, 17-vjeçari që hyri në historinë e Kombëtares shqiptare

Delo.autor

ÇËSHTJA E GODITJES SË TOPIT ME KOKË/ Arsen Wenger: Duhet të limitohet për të rriturit dhe të ndalohet për…

Delo.autor

Leave a Comment