Futboll La Liga Sport

REALI NË KRIZË/ Akuza e babait të Lopetegui: Djalit tim i kanë VJEDHUR 50 gola…

José Antonio Lopetegui ka analizuar situatën që po kalon djali i tij në stolin e Real Madrid në një intervistë të dhënë për “El Mundo Chronicle”.

“Cristiano Ronaldo ishte shumë i mirë, shënonte 50 gola në sezon. Ai nuk është më tani. Real nuk ka më një golashënues të jashtëzakonshëm, as edhe një. Nuk është blerë asnjë lojtar i tillë. Mund të kishte qenë Neymar, por askush nuk u mor… Djalit tim i kanë vjedhur 50 gola”, ka qenë fjalët e babait të trajnerit të Real Madrid.

“Ai duhet të gjejë një zgjidhje me lojtarët që ka në dispozicion”, ka vazhduar Jose Antonio, duke nxituar të sqarojë: “Julen është i kënaqur me lojtarët që ka. ‘Janë të jashtëzakonshëm’, më ka thënë. Ai nuk fajëson lojtarët, por asnjë nga ata nuk mund të krahasohet me Ronaldon”.

Related posts

Spanja në ALARM/ Dy “yjet” e iberikëve shtrëngojnë dhëmbët nga dhimbjet

Sadik.Autor

LARGIMI I CR7/ Ravanelli gëzon tifozët e Juventus-it dhe zbulon sulmuesin që i ngjan më shumë

Delo.autor

Ish-mesfushori​, Deco: Ronaldinho do të jetë gjithmonë më i miri

Isa.Autor

Leave a Comment