Futboll La Liga Sport

REAL KËRKON TË PËRMIRËSOJË MBROJTJEN/ Bartra në shënjestër të kryeqytetasve

Mbrojtësi i Real Betis Marc Bartra ka dalë si objektivi numër një i merkatos së janarit për Real Madrid, sipas raporteve në Spanjë.

El Desmarque, OK Diario dhe El Chiringuito raportojnë se Bartra ishte në krye të listës së dëshirave të kampionëve të Europës për janarin.

27-vjeçari iu bashkua Los Verdiblancos janarin e kaluar nga Borussia Dortmund për 10 mln euro dhe tani ka një klauzolë 60 mln euro.

Bartra që prej asaj kohe ka rifituar vendin e tij në përfaqësuesen spanjolle dhe tani ka dalë si objektivi kryesor i Madrid që ka pasur probleme këtë sezon në mbrojtje.

Varane dhe Sergio Ramos kanë treguar një formë të dobët dhe Nacho nuk ka qenë në nivelin e duhur kështu që drejtuesit e Los Blancos duan të nënshkruajnë me ish-mbrojtësin e Barcelona-s.

Related posts

Konfirmohet dëmtimi i brazilianit, Guardiola tregon sa kohë do të mungojë

Q.Autor

BEFASON CANCELO/ Portugezi zgjedh 35-vjeçarin si më të mirin e botës në rolin e tij

Isa.Autor

RE TË ZEZA TEK BARCELONA/ Koeman ndihet i keqpërdorur. Trajneri holandez nis të shohë dyshime

Delo.autor

Leave a Comment