Albanian Stars

(FOTO) Amerikani godet me grusht serbin në sytë e Armando Sadikut

Sfidat në NBA kanë filluar të bëhen mjaft të tensionuara. Mbrëmjen e djeshme, në përballjen mes Minesota Timberwolves dhe Orlando Magic situata ka dalë nga kontrolli dhe 2 basketbollistët janë përleshur me njeri-tjetrin.

Amerikani Aron Aflao shtyu dhe goditi me grusht basketbollistin serb Nemanja Bjelica. Menjëherë ndërhynë bashklojtarët dhe gjyqtarët, e këta të fundit i përjashtuan të dy lojtarët e përfshirë në këtë incident.

Si për ironi të fatit, në pallatin e sportit, prezent për të ndjekur ndeshjen ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Amando Sadiku, i cili ndodhet me skuadrën e Legias së Varshavës në Florida për të kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.

Related posts

Ervis Bici, kampioni shqiptar i Muai Thai në Itali

Q.Autor

Rashica tek Werder, por ja sa para përfiton klubi i Vushtrisë

Q.Autor

E Bujshme/ Strakosha shihet si portieri perfekt për Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment