Futboll Premier League Sport

DE BRUYNE BËHET BABA/ Zgjedh emrin e ekipit MADHËSHTOR të Seria A (FOTO)

Kevin de Bruyne është bërë baba për herë të dytë, përsëri me një djalë, por këtë herë për të sapolindurin ka zgjedhur emrin e njërit prej ekipeve të Seria A.

Mesfushori Manchester City-t tani është  babai i dy djemve dhe lajmin ka dashur ta ndante me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Djali i dytë e ka emrin Rome, si kryeqyteti italian dhe klubi futbollit.

Në foton e postuar prej tij në Instagram ka shkruar: “Anëtari më i ri i familjes është këtu. Ne të duam shumë, i vogli Rome.”

Së bashku me bashkëshorten e tij Michel kishin konfirmuar në festën e Premier Leagues se do të bëheshin prindër sërish. Djali i parë erdhi në jetë në 2017-të dhe e quajtën Mason Milian, ndërsa për të dytin janë kujdesur për një emër më të shkurtër dhe që ka një lidhje me futbollin.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas asisti magjik të De Bruyne, Aguero zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“NUK DO TË MOHOJ QË…”/ Nën akuzë pas transferimit tek Milani, portugezi zbulon të vërtetën

Delo.autor

TRONDITET KLUBI I MADH ITALIAN/ Federata kërkon dënim të rëndë

Isa.Autor

Leave a Comment