Futboll Seria A Sport

I PRENË ORGANET/ Futbollisti I NJOHUR u MASAKRUA me HANXHAR sepse…

Policia braziliane ka zbuluar detaje rrëqethëse të vrasjes së futbollistit Daniel Correa Freitas, 24-vjeçarit që u gjet pa jetë dhe i masakruar të shtunën.

Sipas hetuesve, një dëshmitare kyç ka zbuluar motivet që çojnë policinë drejt një krimi pasioni e me bazë xhelozinë, në një ngjarje që tronditi opinionin sportiv, por jo vetëm.

Daniel Correa Freitas dyshohet se pagoi shtrenjtë ngacmimin e gruas së gabuar, pasi kjo provokoi reagimin e dhunshëm të partnerit të saj. Futbollisti u rrah për vdekje, para se kufoma e tij të masakrohej me goditje me hanxhar, e që kanë lënë shumë shenja gishtash dhe prova.

Policia e vendit amerikano-latin, që ka shpallur tashmë në kërkim 4 autorët, mori në mbrojtje dëshmitaren, duke i garantuar edhe anonimatin. Ishte pikërisht ajo që zbuloi detajet shokuese të ngjarjes dhe emrat e 4 vrasësve, që nisën krimin në banesën e futbollistit dhe e përfunduan në një pyll.

Related posts

FOTO/ Del në shitje fanella e Arsenalit me emrin e Aubameyangut

Q.Autor

MERKATO E MILANIT E HAPUR/ Kuqezinjtë po pregatiten për BLERJEN E MADHE

Isa.Autor

Thauvin ka merkato, por Marseille kërkon 50 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment