Futboll Seria A Sport

ELLIOTT REFUZOI 600 milion euro/ Miliarderi çek provoi të blinte Milan

Elliott mban fort Milan dhe nuk ka ndër mend që ta lëshojë pa të paktën 3 vite administrim dhe pa e kthyer në Champions, rritur brand edhe më shumë, por sidomos pa i dhënë një të ardhme të ndritur sërish.

Eshtë ky plani i fondit amerikan, me Paul Singer që personalisht, sipas asaj që shkruan “Repubblica”, ka refuzuar një ofertë prej 600 mln eurosh. Objektivi është që të mbajë klubin dhe, më 1 dhjetor, do të vijë edhe Gazidis, ish-arkitekti i Arsenal.

Por, cili ka qenë ai që ka ofruar 600 mln euro? Bëhet fjalë për Daniel Křetínský, padroni i Sparta Praha. Avokat, 41 vjeç, i lindur në Brno, kryeson grupin Eph (grup i energjikitës). Në 2015 ishte i nënti, sipas Forbes, në listën e shtetasve çek më të pasur.

Related posts

PROTESTAT NË KATALUNJË/ Ja datat e mundshme për zhvillimin e “El Clasicos”

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester City mendon për të ardhmen, siguron dy talente. Ja emrat…

Delo.autor

E premtja e ‘zezë’ për tifozët e Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment